Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj 14 zyrtarëve policorë, të përfshirë në rastin e 18 shkurt të vitit 2022, në fshatin Zllatar të Prishtinës, ku të njëjtit kishin përdorur armët zyrtare jashtë orarit të punës, në një aheng privat.
Sipas aktakuzës, të pandehurit F.A., E.I., B.M., E.Th. dhe G.T., në një vilë në këtë fshat, në të cilën kishin organizuar një aheng privat, jashtë detyrës zyrtare, kanë vepruar në kundërshtim me rregullat për autorizimet e policisë dhe përdorimin e armës të parapara në Ligjin për Policinë.
“Në zhvillim e sipër të ahengut, kanë shtënë me armë zyrtare duke përdorur municion jozyrtar, gjersa ishin në tarracën e vilës ku zhvillohej ahengu. Me këtë, secili prej tyre individualisht e kanë kryer veprën penale ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’. Të pandehurit F.A., E.I., B.M., E.Th. dhe G.T., në datën, vendin dhe kohën e lartcekur, si dhe për arsye të njëjta gjatë përdorimit të armës në kundërshtim me ligjin, kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën e personave të pranishëm, andaj me këtë kanë kryer veprën penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, të pandehurit A.B., Xh.B., A.M., A.A., A.Z., I.S., Rr.A., V.Rr. dhe A.M., nuk i kanë lajmëruar veprat penale të lartcekura, në atë mënyrë që nuk i kanë raportuar të shtënat me armë zjarri të bëra nga kolegët e tyre - të pandehurit gjatë ahengut ku kanë qëndruar së bashku, duke kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.
-
Vetëm gjatë vikendit u arrestuan 14 persona për përdorim të armëve pa leje në ahengje
-
14 të arrestuar për përdorim të armëve në ahengje familjare
-
Gjashtë raste të gjuajtjes me armë në ahengje brenda 24 orëve
-
Sekuestrohen dy armë që dyshohet se u përdorën në aheng familjar
-
Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje dhe armëmbajtje pa leje në Prizren