Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgim prej një muaji ndaj 5 të dyshuarve për vrasjen në Gjilan

Aktakuzë dhe burgim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pesë të pandehurve V. H., E. N., R. I., A. S. dhe B. K., të dyshuar për vrasjen e E.R.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 08.11.2021, rreth orës 20:40 minuta, në lagjen “Arbëria”, në Gjilan, afër shtëpisë së të ndjerit E. R., pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi në të holla në mes të pandehurve, të pandehurit me dashje, me veprim të drejtpërdrejt kanë privuar nga jeta tani të ndjerin E. R.

Të pandehurit të pajisur me dy lloje të armëve, të zjarrit të llojit “Zoraki” të kalibrit 9 mm dhe 7.65 mm, kanë shkrepur shtatë fishekë në drejtim të njëri tjetrit, ku nga shkëmbimi me armë ka mbetur i vdekur E. R., dhe plagë të rënda trupore me armë ka pësuar i pandehuri V. H..