Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgim për të pandehurin që dyshohet se më 2018 në Pejë kreu grabitje të armatosur

burg

Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit B.A. për shkak të dyshimit se më 2018 kishte kryer grabitje dhe se me armë zjarri kishte shkaktuar rrezik për të tjerët.

Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Pejë, më 26 korrik 2018 në mbrëmje, B.A. kishte hyrë në një lokal në Pejë, i maskuar dhe i armatosur, duke shtënë në drejtim të dyshemesë e duke ua kërkuar punëtorëve paratë. Pasi kishte marrë paratë, i pandehuri kishte hyrë edhe në një market për të kryer veprën e njëjtë, ndërsa pasi një konsumator nuk ia dha paratë i pandehuri kishte shtënë në drejtim të dyshemesë.

Policia e kishte ndjekur, dhe rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes ishin gjetur gjësendet e tij, bashkë me armën.

Gjykata ka vlerësuar se ekziston baza e dyshimit se i pandehuri mund të ndikojë në dëshmitarë dhe të ndikojë në zhvillimin e procedurës hetimore. Për këtë, ajo ka vendosur për masën e paraburgimit.