Prokuroria Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit M. Rr. me dyshimin se ka plagosur tre persona më 2 janar, para shtëpisë të të dëmtuarve.
Sipas Prokurorisë, të plagosja erdhi për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme që kishin palët.
“Për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme dhe të atëçastshme mes të pandehurit dhe të dëmtuarve SH.D., A.D. dhe F.D., i pandehuri ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.D, në atë mënyrë që pasi që vjen deri te fjalosja dhe përleshja mes të pandehurit dhe të dëmtuarve, i pandehuri në një moment nxjerr pistoletën nga brezi dhe shtie në drejtim të dëmtuarve duke iu shkaktuar lëndime trupore të rrezikshme për jetën, e pastaj largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Njëri nga të plagosurit, sipas raporteve të mëhershme të Policisë, është në gjendje më të rëndë.
-
Paraburgim një personit në Pejë për vrasje në tentativë
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë për dhunim të gruas nën kërcënimin e armës
-
Një muaj paraburgim pasi dyshohet se tentoi ta vriste ish-bashkëshorten
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një fëmije në Pejë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për plagosjen e një personi në Gjakovë