Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për plagosjen e një personi në Gjakovë

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit S. P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer tri vepra penale.

“Me datë 10 gusht 2021, rreth orës 19:10 në Gjakovë, me dashje tenton që të privoi nga jeta të dëmtuarin A. N., ku nga këto te shtëna plagoset edhe i dëmtuari L. U., i cili në atë moment ishte si kalimtar i rastit”.

Me këto veprime i pandehurit S. P., dyshohet të ketë kryer veprat penale “Vrasja” e mbetur ne tentativë, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, vepra këto te sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).