Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgim për të dyshuarin që hyri me dhunë në një banesë

30 ditë paraburgim i ka caktuar Gjykata Themelore në Prizren ndaj të pandehurit B.C. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: vjedhje e rëndë në tentativë.

Sipas gjykatës ai dyshohet se me 19 prill, në orët e mesditës, në Prizren, i pandehuri B.C., tenton t’ ia merr pasurinë personit tjetër, duke kaluar dhe hequr pengesat për hapjen e objektit të mbyllur me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, në atë mënyrë që duke shfrytëzuar momentin e volitshëm kur në shtëpi nuk ishte askush, eliminon pengesat duke përdorur një çelës të improvizuar, të cilin e përdorë së bashku me një foli alumini me të cilën e hap derën e banesës private.

Më tej sipas gjykatës ai depërton brenda, fillon kontrollimin mirëpo shumë shpejt aty paraqitet e dëmtuara – dëshmitarja, e cila e kap të njëjtën në flagrancë, arrin t’ ia marr çelësin së bashku me folinë e përdorur për hapjen e derës dhe po ashtu e njëjta arrin që në ato momente ta fotografoj në vendin i ngjarjes, atëherë i pandehuri me shpejtësi largohet dhe bëhet i paarritshëm për institucionet e rendit deri më datë 06 qershor, kur edhe ndalohet dhe arrestohet në Prishtinë