30 ditë paraburgim i ka caktuar Gjykata Themelore në Prizren të dyshuarit L.D. për veprën penale të vjedhjes. Sipas gjykatës ai dyshohet se një ditë më parë në orët e mbrëmjes, në Prizren ka kryer vjedhje, derisa e dëmtuara ka qenë duke ecur në këmbë ka vërejtur se një person i veshur me rroba të zeza, e futë dorën e saj të krahut dhe nga çanta e merre portofolin me të holla, një telefon.
Me këtë rast sipas gjykatës i pandehuri L.D., ik me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndërsa kalimtarët e rastit arrijnë që ta ndalin të pandehurin dhe ta raportojnë rastin në polici.
Gjyqtari i procedurës sipas njoftimit të gjykatës ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh rrezikshmërinë e veprës penale e cila është në ngarkim të të pandehurit, si dhe duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, i pandehuri veprën penale e ka kryer në dëm të vlerave të shoqërisë.
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vjedhjen në argjendari në Prizren
-
Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Prizren, dy të tjerë në kërkim
-
Prizrenasit i vidhet çanta e krahut, Policia nis hetim
-
Prizren, 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm dhe dëmtim të pasurisë
-
Një muaj paraburgim personit që vodhi 20 mijë euro në një këmbimore në Prizren