Sot do të dalin para gjykatës së procedurës paraprake 48 zyrtarë policorë dhe 2 zyrtarët doganorë, të arrestuar një ditë më parë, sipas operacionit të koduar me emrin “Pika”.
Për 50 të arrestuarit pritet të vendoset lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) për caktimin e masës së paraburgimit.
Prokurori i PSRK-së, Ilir Morina, ka thënë se është vendim i gjykatës që të ndahet rasti në dy pjesë në këtë fazë të procedurës paraprake.
Ndryshe, një ditë më parë Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se me urdhër të Prokurorisë Speciale ka realizuar operacionin e koduar me emrin “Pika” që ka filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në Gjakovë dhe Prizren, i cili ka rezultuar me arrestimin e 50 personave.
Aty thuhej se operacionit i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”./BetimipërDrejtësi/
-
Nga një muaj paraburgim për 15 policë të tjerë të arrestuar për ryshfet
-
IPK-ja pas aksionit të sotëm ku u arrestuan 50 zyrtarë shtetërorë: Veprimet hetimore do të vazhdojnë
-
Lumezi: 68 zyrtarë të dyshuar për ryshfet, 18 ende në arrati
-
Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro
-
Për 6 muaj, mbi 900 ankesa për policët, 118 të suspenduar e 90 të arrestuar