Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte në Itali, ku kanë rënë në pranga 18 persona.
Sipas mediave italiane operacioni, i quajtur “Metalba”, për të cilin janë angazhuar në terren 100 karabinierë është zhvilluar në provincat: Matera, Potenza, Cosenza, Leçe, Udine, Parma dhe Trapani. Mes 18 urdhërarresteve që janë lëshuar, 7 persona do të qëndrojnë në burg dhe 11 të tjerë në arrest shtëpie, ndërsa vijojnë hetimet nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
Personat e arrestuar akuzohen si pjesë e një organizate kriminale, që trafikonte dhe tregtonte droga të forta, kryesisht heroinë dhe kokainë, ndërkohë që dyshohet se një pjesë e saj e vinte nga Shqipëria.
Sakaq, mediat nuk japin detaje sa i takon identitetit të personave që janë vënë në pranga, dhe as rolet specifike që ata kanë pasur në këtë organizatë.
-
Operacion i madh antidrogë, 52 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Operacion antidrogë në Shqipëri, arrestohen mbi 200 persona
-
Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Itali, arrestohen tre shqiptarë
-
Operacion i madh antidrogë në Shqipëri, arrestohen dhjetëra persona