Kronikë

Nxënësi i therur në Lipjan, në gjendje të rëndë

Ilustrim

Ilustrim

Qendra Klinike e Universitare e Kosovës (QKUK) njoftoi se nxënësi që u ther me thikë të mërkurën është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, i tha KOHËS se ai po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, e është nën mbikëqyrje të ekipeve mjekësore.

“Nxënësi është në gjendje të rëndë. Është pranuar në Kirurgjinë Abdominale. Është në përcjellje njëherë”, tha Fazliu.

Dy grupe të nxënësve në oborrin e shkollës së mesme “Adem Gllavica” në mesditën e të mërkurës, janë përleshur fizikisht, ndërkohë janë përdorur edhe mjetet e mprehta.