Një person është intervistuar nga Policia e Kosovës pasi në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, i janë zënë dokumente të ndryshme si: certifikata të shtetësisë, certifikata të martesës, të lëshuara nga institucionet e Serbisë për disa persona të tjerë shtetas të Kosovës.
Pas intervistimit, ai u lirua në procedurë të rregullt hetimore.
“Gjatë kontrollit të automjetit në hyrje, që e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i janë gjetur dokumente të ndryshme të personave tjerë shtetas të Republikës së Kosovës si: certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë lëshuar nga SRB-ja, certifikata të martesave lëshuara nga SRB-ja, kopje të letërnjoftimeve të RKS-së, dhe vendime të ndryshme të gjykatave të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti është cilësuar si “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.
-
Kaloi kufirin ilegalisht nga Serbia, shtetasit të huaj i konfiskohet vetura
-
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici shtetasi serb
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro
-
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
-
I kapen materiale me mbishkrime nxitëse duke hyrë në Kosovë, shtetasi serb kthehet për Serbi