Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të hënën mbrëma në rrugën nacionale Leposaviq-Mitrovicë.
Sipas Policisë në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë. Sipas njoftimit dyshohet se derisa vetura ka qenë në lëvizje, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike-mjegullës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Ibër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri tani Policia nuk ka arritur ta identifikojë viktimën, i cili në orët e hershme të mëngjesit të së martës është nxjerrë nga vetura pa shenja jete.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, në kërkim të drejtuesit dhe veturës të cilët gjatë natës nuk kanë arritur ta gjejnë. Kërkimi ka vazhduar në orët e hershme të mëngjesit, ku është gjetur dhe nxjerrë automjeti së bashku me vozitësin i cili ishte pa shenja jete”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin thuhet se është informuar edhe prokurori kompetent për të vazhduar me procedurat e mëtejme.