Një person në Skenderaj të dielën është vetëplagosur me armë zjarri, të cilën e kishte pa leje. Ai është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës në raport ka njoftuar se është konfiskuar një pistoletë Zoraki 6.35mm dhe katër fishekë të këtij kalibri. Rasti është duke u hetuar.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për disa raste tjera të armëmbajtjes pa leje. Në Gjakovë dhe në Malishevë janë konfiskuar dy pistoleta me gaz nga pronarët, që kishin shtënë në një aheng familjar.
Artikuj të ngjashëm
-
I sekuestrohen pesë armë një personi në Skenderaj
-
Policia gjen armë gjuetie dhe fishekë në shtëpinë e të dyshuarit për plagosjen në Skenderaj
-
Përleshje mes disa personave në Skenderaj, arrestohet një i dyshuar e sekuestrohet një armë
-
Vetëplagoset një person në Klinë
-
Vetëplagoset një person në Skenderaj