Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person gjendet i vdekur 2 km larg shtëpisë së tij në Novobërdë

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur të shtunën rreth 2 km larg shtëpisë së tij në Novobërdë.

Policia ka njoftuar të dielën se viktima është gjetur rreth orës 12:45.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se rasti i cili është cilësuar si "Vdekje e dyshimtë", po hetohet.