Policia e Kosovës ka arrestuar një person të hënën, në Dujakë të Gjakovës, me dyshimin se ka kryer plagosje me armë zjarri, thuhet njoftimin policor të martën.
I arrestuari SH.K. dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje me viktimën, e ka qëlluar me pistoletë të kalibrit 7.62 mm, ndërsa në vend të ngjarjes, pos armës janë sekuestruar edhe karikator dhe 6 fishekë.
I plagosuri, i lindur në vitin 1978, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit pas përfundimit të procedurave policore, personi i arrestuar ndalohet për 48 orë në ndalim policor”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Të shtëna me armë në Gjakovë pas një mosmarrëveshjeje, një i arrestuar
-
Një person me lëndime të lehta pas të shtënave në Gjakovë
-
Përleshje mes disa personave në Skenderaj, arrestohet një i dyshuar e sekuestrohet një armë
-
Një i plagosur në Gjakovë pas një përleshjeje mes pesë personave
-
Plagoset një person në Gjakovë