Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim të dyshuarve për trafikim me njerëz në Shtime

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit N.M dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale trafikimi me njerëz.

Ata dyshohen se kanë qenë të përfshirë në disa raste, përfshirë edhe katër të mitura të cilat u detyruan për prostitucion. 

"Nga muaji tetor 2020 në një lokal në Shtime, pas zbatimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit - përgjimit të telekomunikimeve për të pandehurit N.M dhe A.M., janë siguruar të dhënat të rëndësishme, se me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror për vete, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve përmes rekrutimit, transportimit, strehimit të viktimave, të miturës E.A. dhe madhoreve A.L. Xh.L R.R. L.R. dhe M.R., të cilat i kanë të punësuara si kamerierë në këtë lokal, në atë mënyrë që të njëjtat i shfrytëzojnë me qëllim të prostitucionit, duke i joshur klientët dhe shoqëruar të njëjtit nëpër tavolina të lokalit, e më pas duke bërë marrëveshje me ta që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave në shuma të ndryshme, e të cilat para më pas të pandehurit i përvetësojnë për vete, ku i pandehuri N..M. ka pas kontakt me të dëmtuarën E.A. duke e marrë me veturë nga shtëpia në dhe duke e transportuar në Shtime në një banesë, ndërsa i pandehuri A.M. ka transportuar rekrutuar, transportuar, strehuar të miturat V.H. L.S dhe E.S., në të cilin lokal kanë bërë marrëveshje me klient të tjerë për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës

Ata do të jenë në paraburgim për një muaj.