Gjykata Themelore në Pejë, dega në Klinë, i ka caktuar një muaj paraburgim policit që rrahu një të dyshuar në Klinë dhe dy policëve të tjerë masën e arrestit shtëpiak.
Seanca dëgjimore u mbajt të mërkurën, e gjyqtarja e rastit, Sabrije Rraci për KOHËN ka thënë se të pandehurit dyshohen për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për të pandehurin Nezir Gashi gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Për të pandehurit të tjerë Shkëlqim Salihaj dhe Enis Elezaj, ashtu siç ka kërkuar prokuroria, është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditëve. Të pandehurit dyshohen për veprën, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Gjykata ka konstatuar se ekziston rreziku të ndikojnë në dëshmitar, të ndikojnë në prova e të arratisen”, ka thënë Rraci.
Videoja e tre policëve, dy prej të cilëve e mbajnë me duar dhe tjetri që godet ndaj qytetarit në oborrin e shtëpisë, ka nxitur reagime në opinion.
VIDEO: