Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim për tre persona të dyshuar për fajde në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan të premten ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve N. S., A. S. dhe B. S..

Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit nga koha e pa përcaktuar e deri më datë 31.08.2022, në bashkëkryerje, kanë shfrytëzuar pa përvojën e viktimave duke i detyruar të dëmtuarit të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe i kanë sjellë në gjendje të rëndë financiare, ashtu që fillimisht të dëmtuarve ua japin shumën prej 50.000 Euro, me fajde dhe në vazhdimësi u kanë bërë presion që viktimat t’ua paguajnë fajden prej 20 % mujore, duke e arritur shumën e dëmit prej 800.000 Euro, si dhe ju kanë marr automjetet të tipit Range Rover, Mercedes dhe Tiguan, si dhe me datë 31.08.2022, janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës, duke hartuar kontratë kinse për shitblerje e cila ka qenë kontratë fiktive dhe ka qenë palujtshmëria të cilën të pandehurit ia kanë marr nga të dëmtuarit për fajde.

Me këto veprime, Gjykata pretendon se të pandehurit kanë kryer veprat penale, fajdeja dhe detyrimi.