Gjykata Themelore në Prishtinë të shtunën ka caktuar një muaj paraburgim për dy të arrestuarit për fajde gjatë aksionit të së premtes të Policisë.
Policia dje zhvilloi aksion në tri lokacione të ndryshme në Gjilan, duke arrestuar dy persona M.SH. dhe E.SH., të cilët dyshohen për veprat penale “fajde” dhe “detyrim”. Ata dyshohen se i shkaktuan dëm 600 mijë euro një personi.
“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse lihen në liri të pandehurit M.SH dhe E.SH mund të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, po ashtu nëse do të mbrohen në liri, mund të arratisen për t’i ikur përgjegjësisë penale para se cilës ndodhen, si dhe egziston mundësia për të ndikuar tek i dëmtuari si dhe dëshmitarët, me qëllim që ti ndryshojnë rrethanat e kryerjes së veprës penale si dhe për ti fshehur dhe asgjësuar provat”, thuhet në njoftim.
Palët kanë të drejtë të ankohen për vendimin në Gjykatën e Apelit.
-
Një person arrestohet për fajde në Prizren, dëmi 700 mijë euro
-
Nga një muaj paraburgim të arrestuarve për fajde në Prishtinë
-
“Dëme mbi 600 mijë euro”, kapen shtatë të dyshuar për fajde
-
Aksion kundër fajdexhinjve në Gjilan, 2 të arrestuarit i shkaktuan dëm 600 mijë € një personi
-
Arrestohet një i dyshuari për fajde - aksioni i Policisë çon në gjetjen e disa armëve të tij