Prokuroria Themelore në Gjilan i ka ndaluar për 48 orë të dyshuarit me inicialet N.S. dhe A.S., me dyshimin se kanë kryer veprat penale “fajde”, “detyrim” dhe “kanosje”.
Siç njofton Prokuroria të mërkurën, të dyshuarit, duke ua shfrytëzuar gjendjen materiale viktimave N.S. dhe A.S., ua kanë dhënë 50 mijë euro me fajde, ndërsa më pas iu kanë bërë presion t’ua kthejnë interesin me kamatë mujore prej 20 për qind.
Pos kamatës, të dyshuarit i kanë përvetësuar 800 mijë euro dhe tri vetura (Range Rover, Mercedes dhe Tiguan) në vlerë të 50 mijë eurosh.
“Të njëjtit janë arrestuar në flagrancë, duke noterizuar kontratën kinse për shitblerjen e një parcele, e që në fakt ka qenë e njëjta parcelë që është marr në emër të fajdesë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.