Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre persona të dyshuar për fajde në Gjilan

Fajde

Tre persona janë arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se janë marrë me fajde.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin, të mërkurën ka kontrolluar dy lokacione të dyshuara.

Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, tre karikator, 93 fishekë, dy telefona mobil, 1379 euro, 250 franga dhe disa dokumente.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.