Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar tre persona për fajde, pas kontrollit në pesë lokacione të regjionit së Prishtinës dhe Mitrovicës.
Sipas njoftimit të së martës, të dyshuarve u janë konfiskuar pesë vetura, tre telefona celularë, një llaptop, dy USB dhe disa dokumente.
Ky arrestim është kryer pas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
“Me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga Prokurori i rastit, pasi të përfundohen të gjitha procedurat, personat e dyshuar do të dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prishtinë
-
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht
-
Dyshohet se tre persona në Mitrovicë të Veriut deklaruan rrejshëm për një tentim-vrasje të 2013-ës
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje