Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona në Prizren të martën për veprat penale “fajde” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.
Sipas Policisë, të dyshuarit kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nëpërmjet fajdes, duke e detyruar të njëjtin “të veprojë në dëm të pasurisë së tij”.
Gjatë operacionit policor, të dyshuarve iu është kontrolluar shtëpia dhe objekte të tjera, me ç’rast janë sekuestruar dëshmi, dy automjete dhe dy armë, që mund të kenë lidhje me rastin.
“Të dyshuarit në këtë rast në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes se interesit nga veprimtaria e fajdes, duke e detyruar të njëjtin të veprojë në dëm të pasurisë se tij dhe si rezultat i veprimeve te kundërligjshme të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë për KOHËN.
Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
-
Arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren
-
Një person arrestohet për fajde në Prizren, dëmi 700 mijë euro
-
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre
-
Dy të arrestuar për fajde në Prizren, dyshohet se viktimës i kërkonin 100 % kamatë mujore
-
Dy të arrestuar për fajde dhe shpëlarje parash në Prishtinë