Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim ndaj personit që kërcënoi nënën e tij në Ferizaj

arrestim

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit S.S. i cili dyshohet se ka kërcënuar nënën dhe motrën e tij, më 26 prill 2021.

Në këtë datë ai ishte futur në shtëpinë e nënës së tij, ku kërcënueshëm i kishte kërkuar asaj t’i blinte birra ndërsa më pas kishte kërcënuar të dyja me thikë, ndërsa të dëmtuarat janë detyruar të largohen nga shtëpia.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një ( 1 ) muaji. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftimin e Themelores.