Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgimi ndaj ferizajasit që kërcënoi motrën me thikë

Burg

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Q.M. shkaku i dyshimit të bazuar se e kanosi me thikë motrën e vet.

Q.M. më 14 nëntor kishte kanosur motrën duke e nxjerrë thikën dhe duke e pyetur se ku ka qenë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet nga Gjykata Themelore në Ferizaj.