Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit S.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja.
Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 25 maj 2021 në Ferizaj, seriozisht e kanos me fjalë se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe të dëmtuarës M.M., në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ka qenë duke hy në oborrin e saj, i pandehuri i del në rrugë dhe i drejtohet me fjalët se: “Nëse ti hyn në këtë oborr ka me u ba gjaku deri në gju”, pasi që i njëjti pretendon se djali i saj i ka borxh, me çka tek e dëmtuara ka shkaktuar frik dhe ankth.
Me këtë rast palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
-
Paraburgim ndaj të dyshuarit që kanosi një gjyqtar në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë psikike në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim pasi kanosi ish-bashkëshorten
-
Një muaj paraburgim për burrin nga Prizreni që kanosi e dhunoi fizikisht bashkëshorten
-
Një muaj paraburgim ndaj prizrenasit i cili kanosi vëllain dhe bashkëshorten e tij