15:42 - Gjykata Themelore e Prishtinës e ka konsideruar të bazuar kërkesën e prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit kundër katër të arrestuarve dy ditë më parë nga Policia e Kosovës.
Para pak minutash, siç ka mësuar “Koha Ditore”, është marrë vendim që dy shtetasit malazezë, Mario Millosheviq, Gjorgje Paviqeviq, shtetasin serb, Strahinja Dankoviq, si dhe shtetasen kosovare, Laureta Zyba, t`i dërgojë në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji.
Konkretisht, ata do të qëndrojnë në paraburgim deri më datën 18 gusht.
Prokuroria kërkon paraburgimin e katër të arrestuarve për vrasje në Serbi dhe Mal të Zi
11:55 - Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj katër të arrestuarve, të dyshuar për përfshirje në vepra kriminale.
Edhe
Nga 1 muaj paraburgim 3 të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit
Bazuar në propozimin e prokurorisë, një kopje të së cilit e ka siguruar “KOHA Ditore”, te dyshuarve duhet t’u caktohet masa e paraburgimit, për shkak se ekziston rreziku i arratisjes, si dhe i përsëritjes së veprave penale.
Lidhur me këtë kërkesë, gjykata pritet të vendos brenda ditës.
Të dyshuarit për vrasje në Mal të Zi dhe Serbi para gjykatës në Prishtinë
Katër të arrestuarit një ditë më parë nga Policia e Kosovës, janë sjell para pak çastesh te Gjykata Themelore e Prishtinës, raporton Koha Ditore.
Edhe
Nga një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit për krime lufte në rastin "Reçaku II"
Së shpejti pritet të fillojë seanca ndaj tyre rreth kërkesës së prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit. Seanca është duke u zhvilluar pa prezencë të publikut.
Përreth gjykatës, por edhe brenda saj janë një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Intervenimit të Shpejtë (NJSI).
