Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Nedelko Spasojeviq dhe Marko Rashiq për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë” dhe Dragisha Markoviq për shkak të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.
Të pandehurve Spasojeviq, Rashiq e Markoviq iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, nga data 23.11.2018 deri me datë 23.12.2018.
“Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret ndaj nenit 187 par.1 nën par.1.1 dhe është përmbushur dyshimi i bazuar se të pandehurit N.S, M.R dhe D.M kanë kryer veprat penale në bazë të provave, po ashtu përmbushen edhe kushtet e veçanta për caktimin e masës së paraburgimit të parashikuara me nenin 187 par.1 nën par. 1.2. Gjykata po ashtu ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.S, M.R dhe D.M është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, po ashtu duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën janë kryer veprat penale, peshën e veprave penale, ashtu që nëse të pandehurit qëndrojnë në liri do të mund të përsërisnin veprat e njëjta apo të ngjashme penale”, thuhet në njoftimin e Themelores së Prishtinës.
Palët ndërkaq kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
-
Edhe një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve në rastin “Ivanoviq”
-
Tre të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit u caktohet nga një muaj paraburgim
-
I dyshuari për vrasjen e Ivanoviqit, i sanksionuar nga SHBA-ja, lirohet nga paraburgimi
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin tjetër për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
-
Lirohet nga paraburgimi një nga të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit