Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit T.I. me dyshimin se kishte kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” duke e rrahur bashkëshorten e tij.
Sipas njoftimit, më 17 mars 2019, pas një fjalosjeje, i pandehuri kishte goditur me grushte në fytyrë dhe shqelma në trup bashkëshorten Y.B..
Me këtë rast, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.
Artikuj të ngjashëm