Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim të dyshuarit që rrahu bashkëshorten në Ferizaj

dhuna ne familje

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit B.I. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 21.05.2021 në shtëpinë e tyre në një fshat në Ferizaj, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës – bashkëshortes së tij V.I., në atë mënyrë që fillimisht e kap për flokë duke e ngreh zvarrë prej oborrit deri në shtëpi dhe pasi që e ka futur në shtëpi e ka goditur me grushte dhe shqelma në të gjitha pjesët e trupit duke i shkaktuar lëndime trupore të përshkruar si në Raportin Mjekësor të Spitalit të Përgjithshëm Qendra Emergjente në Ferizaj.

Mbrojtja e të dyshuarit kërkoi që një masë e tille të mos jepej, pasi sipas tyre, i pandehuri do të ishte pjesë e procedurave edhe me një masë më të butë.