Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj në paraburgim pasi rrahu me grushte e shqelma një grua në Ferizaj

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një muaj paraburgim iu është caktuar një personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

J.R., e ka goditur me grushte e shkelma një grua në Ferizaj.

“I pandehuri më 1 tetor 2021 në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarën E.B. me dashje dhe me qëllim të dëmtimit të integritetit trupor përdorë forcë ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që përderisa e dëmtuara kishte qenë duke shkuar për në shtëpi, pa asnjë paralajmërim i pandehuri i del në rrugë ku fillimisht e fyen me fjalë më banale, e pastaj e godet me grushta dhe shkelma në fytyrë dhe në të gjitha pjesët e trupit, ku si pasoje e këtyre goditjeve e dëmtuara pëson lëndime trupore, për te cilat posedon raporte mjekësore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt.