Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një kosovar dhe një shtetase e Shqipërisë arrestohen për prostitucion në Prishtinë

Një burrë dhe një grua janë arrestuar për veprën “Mundësim apo detyrim në prostitucion” në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

Shtetasi kosovar dhe shtetasja e Shqipërisë janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se të njëjtit në bashkë-veprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njoftoi PK-ja në raportin 24-orësh.