Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një kartëmonedhë 500-euroshe kapet false në Prishtinë

Tri raste të falsifikimit të parasë janë raportuar në 24 orët e fundit, dy prej tyre në Prishtinë e njëri në Prizren. Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është ankuar se ka hasur në një kartëmonedhë 500 euro të, e dyshuar si e falsifikuar.

“Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin policor.

Ndërsa, një person ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar monedha metalike dhe kartëmonedha që dyshohet se janë false.

Paratë janë sekuestruar.

“Ankuesi mashkull kosovare, ka raportuar se nga biznese të ndryshme gjatë periudhës së cekur kohore, janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin policor për rastin e Prizrenit.

Muajve të fundit janë shtuar raportimet dhe ankesat e qytetarëve për qarkullim të parasë false.