Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një kamion përfshihet nga zjarri në autostradën “Arbën Xhaferi”

Foto ilustrim

Një kamion transportues ka marrë flakë gjatë pasdites të së mërkurës në autostradën “Arbën Xhaferi” në rrugën Prishtinë-Lipjan.

Asnjë person nuk ka mbetur i lënduar si pasojë e zjarrit që ka kapluar automjetin, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur deri te shkaktimi i flakëve, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë dhe zjarrfikësit.

“Më 13.07.2022, rreth orës 17:00 në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ Prishtinë - Lipjan, është raportuar se një kamion transportues është përfshirë nga zjarri. Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, përderisa deri në këtë fazë nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Hoxha.