Një kamion është përfshirë nga zjarri të mërkurën rreth orës 12:25 segmentin Suharekë-Duhël, në autostradë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KOHËN se nuk ka persona të lënduar në këtë rast.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lidhur me rastin, një qytetare ka kërkuar edhe ndihmën e Ekipit të Urgjencës, pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar”, ka thënë ai.
KOHA ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë e policisë dhe zjarrfikësit, ndërsa për incidentin është njoftuar edhe njësiti patrullues i autostradës.
Hetimet për shkaqet e zjarrit vazhdojnë nga autoritetet përkatëse.
VIDEO: