Në veturë është përfshirë nga flaka pasditen e së dielës në autostradën Prizren-Prishtinë, në rajonin e Malishevës.
Lexues të KOHËS kanë dërguar pamje të veturës që digjej, derisa prezente në vendngjarje ishte edhe Policia e Kosovës.
KOHA ka pyetur Policinë për incidentin, por deri në momentin e raportimit s’ka marrë konfirmim zyrtar.