Një person ka vdekur si pasojë e vetaksidentit të shkaktuar gjatë mëngjesit të së hënës në magjistralen Pejë-Prishtinë, përkatësisht në Poterq të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se viktima ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi nuk ka mundur t’i përballojë lëndimeve të marra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç ka bërë të ditur Gashi, viktima nuk i është përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë dhe ka dalë jashtë rrugës, me ç’rast edhe është aksidentuar.
Me urdhër të prokurorit shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është nën hetime nga njësiti kompetent.