Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të enjten mbrëma në rrugën Komoran–Carralevë.
Policia ka njoftuar se një person ka vdekur, teksa katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Komoran.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30 mes dy automjeteve.
“Të lënduarit e tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Me rastin është duke u marrë njësiti rajonal i trafikut, i cili po heton rrethanat e aksidentit.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i vdekur në aksident në rrugën Komoran – Carralevë
-
Një i mitur humb jetën në vetaksidentin në rrugën Carralevë–Komoran
-
Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident trafiku në Podujevë
-
Një i vdekur e nëntë të lënduar në aksidentin në Komoran
-
Vdiq në QKUK një person, ishte përfshirë në një aksident trafiku në Komoran të premten