Një person ka vdekur dhe dy kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave në fshatin Zajm të Klinës të premten në mbrëmje, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK.
“Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, tre persona janë lënduar, dy prej të lënduarve janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës, njëri ka shkuar pa shenja jete, teksa tjetri është dërguar për trajtim në Prishtinë”, ka thënë Gashi.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtatë të lënduar nga aksidenti në Zajm të Klinës
-
Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar
-
Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident trafiku në Klinë
-
Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Dollc të Klinës
-
Një i vdekur në aksidentin në Nabërgjan të Pejës, katër të tjerë lëndohen