Një grua dyshohet se ka kryer vetëvrasje të hënën, në banjon e banesës së saj, në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i ka thënë KOHËS se rasti dyshohet se ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa viktima dyshohet se është varur me një shall.
“Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar njoftim se në rrugën 'Marin Barleti' është gjetur nga familjaret një person, femër, e varur në banjon e banesës. Aktin e vetëvrasjes dyshohet ta ketë kryer duke u varur me një shall”, ka thënë ai.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe ekipi mjekësor, që ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Artikuj të ngjashëm