Një grua në Mitrovicë është arrestuar të martën, pasi kishte hedhur gurë në drejtim të veturës së Policisë së Kosovës, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë të enjten.
Sipas Policisë, vetura ka pësuar dëmtime nga hedhja e gurit.
Gjatë kontrollit, Policia thotë se i janë gjetur dhe sekuestruar një sprej dhe një thikë.
“Sheshi Isa Boletini, Mitrovicë, 22.03.2022 – 23:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta për motive të panjohura ka hedhur një guri në drejtim të veturës zyrtare të policisë të cilën e ka dëmtuar. Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarës janë gjetur dhe sekuestruar një sprej dhe një thikë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
-
Theret me thikë një person në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
Theri me thikë një person, Policia gjen armë e granata në shtëpinë e serbit në veri të Mitrovicës
-
Sulmoi policin dhe një person tjetër, arrestohet
-
Aksidenti në Mitrovicë përfundon me rrahje – gruaja dërgohet në QKUK pasi u sulmua nga dy të dyshuar