Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua në Mitrovicë raporton se burri dhe kunati e sulmuan fizikisht

Një grua në Mitrovicë të Jugut ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe kunati i saj.

Policia ka raportuar të enjten se viktima rastin e ka paraqitur më 13 shtator.

Njoftohet se nuk është raportuar për lëndime.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar.