Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua gjendet e vdekur në oborrin e shtëpisë në Gjakovë

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një grua dyshohet se është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën “Fitim Domi” në Gjakovë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Sheremet Elezaj.

Ai ka thënë se rasti është inciuar si “hetim i vdekjes.

“Rreth orës 13:30 është raportuar se viktima femër e moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën ‘Fitim Domi’ në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’”, ka njoftuar Elezaj.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.