Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj një grua në Gjakovë.
Policia ka njoftuar se rasti është raportuar rreth orës 13:30.
Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Gjakovë / 04.11.2023 – 13:33. Raportohet se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë saj. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.