Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet pa shenja jete një grua në Podujevë

Policia e Kosoves

Foto-Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje në Podujevë, e cila thuhet se është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Rasti thuhet se ka ndodhur të mërkurën pas mesditës.

“Podujevë / 31.01.2024 - 13:12. Raportohet se në shtëpinë e saj pa shenja jete është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.