Një grua është gjetur pa shenja jete brenda një shtëpie që ishte përfshirë nga flakët në Shtërpcë.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 06:30.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Gjatë kontrollit të shtëpisë së përfshirë nga zjarri është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj një grua në Shtërpcë
-
Gjendet i vdekur një burrë në Shtërpcë, Policia po e heton rastin
-
Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Suharekë
-
Burri në Shtërpcë gjen në oborr një person pa shenja jete, policia po e heton rastin
-
Policia po e heton vdekjen e një gruaje në Shtërpcë