Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën se ka arrestuar një person në Ferizaj, nën dyshimin se sulmoi fizikisht nënën e tij.
Sipas njoftimit të Policisë, është arrestuar i dyshuari me inicialet L.K., 20-vjeçar, pasi për shkak të një mosmarrëveshjeje, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, V.K., 47-vjeçare.
“Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Ferizaj, arrestohet një 16-vjeçare, dyshohet se e sulmoi nënën e vet
-
Arrestohet një person në Ferizaj pasi sulmoi nënën e tij
-
Arrestohet një person Ferizaj, dyshohet se sulmoi nënën e vet
-
Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një gruaje në Ferizaj