Një fëmijë është shpëtuar të dielën pasi ka rënë në Liqenin e Batllavës.
Rasti ka ndodhur në mesditës dhe thuhet se njësiti policor gjatë patrullimit i ka dalë në ndihmë një qytetari i cili kishte nxjerrë fëmijën nga liqeni.
Lidhur me rastin zyrtarët policorë thuhet se kanë reaguar me reanimim kardiopulmunal duke e përmirësuar gjendjen e viktimës.
Në vendngjarje thuhet se ka dal edhe ekipi mjekësor dhe viktima është marrë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit të zhdukur në Batllavë
-
Dyshohet se një person ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe më nuk ka dalë
-
Një fëmijë bie në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret me shenja jete
-
Policia shpëton një qytetare që ra në Ibër
-
Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes