Një fëmijë ka rënë pasditen e së dielës në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, por është nxjerrë nga uji me shenja jete falë reagimit të shpejtë të një qytetari.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, Burim Ibishi.
Ai tha se zjarrfikësit janë njoftuar nga një qytetar se një fëmijë kishte rënë në ujë, ndërsa menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
“Rreth orës 15:40 jemi njoftuar nga një qytetar se një fëmijë ka rënë në ujë. Kemi dalë në vendin e ngjarjes. Mirëpo kur kemi arritur, një qytetar veçse e kishte nxjerrë. Ai qytetari është lënduar në dorë, dyshohet se e ka thyer dorën. Fëmija është nxjerrë i gjallë, ka ardhur emergjenca dhe e ka marrë. Ne kemi arritur në vendin e ngjarjes, ai personi e ka kapur fëmijën prej ujit dhe e ka qit prej ujit. Kemi intervenuar, kemi qenë rreth shtatë zjarrfikës. Po, fëmija është nxjerrë me shenja jete”, deklaroi Ibishi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet emergjente, të cilat e kanë dërguar fëmijën për trajtim mjekësor.
KOHA ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë ndonjë informacion lidhur me rastin dhe gjendjen shëndetësore të fëmijës.
-
Një fëmijë shpëtohet pasi ra në Liqenin e Batllavës
-
Policia shpëton një qytetare që ra në Ibër
-
Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit
-
Qytetari në Rahovec has në mbetje mortore, dyshohet se i nxorrën në sipërfaqe vërshimet
-
Gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit të zhdukur në Batllavë