Një kosovar 20-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën të mërkurën në Liqenin e Komanit, njofton “ABC News Albania”.
Rreth orës 17:30, shtetasi i Kosovës dyshohet se është mbytur teksa po lahej në liqen, te vendi i njohur “Breg Lumi” në Fierzë të Tropojës.
Ai ishte në shoqërinë e disa miqve në momentin e ngjarjes.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e saj, ka njoftuar “ABC News Albania”.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet pa shenja jete një 18-vjeçar nga Kosova në Shëngjin
-
Gjendet i vdekur në liqenin e Livoçit burri që u raportua i zhdukur para dy ditësh
-
82-vjeçari nga Kosova humb jetën në Velipojë
-
Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës dyshohet për shenja dhune
-
Mbytet në Velipojë një 68-vjeçar nga Kosova